Australia i ndërpret sulmet ajrore në Siri

Përfaqësuesit e armatës australiane sot kumtuan se aeroplanët e tyre po i ndërprejnë sulmet ajrore në Siri, pasi SHBA-ja rrëzoi një aeroplan ushtarak sirian bombardues dhe pasi Rusia u kërcënua me sulme të mundshme ndaj fluturakeve të koalicionit ndërkombëtar.

“Si masë e kujdesit, operacionet ushtarake të Forcave të armatosura australiane (ALF) në Siti janë ndërprerë përkohësisht”, qëndron në kumtesën e Ministrisë australiane të Mbrojtjes.

Rusia dje e paralajmëroi SHBA-në se do t’i konsiderojnë si cak të gjithë aeroplanët që do të fluturojnë në perëndim të Lumit Eufrat, pasi ushtria amerikane rrëzoi një aeroplan sirian në afërsi të Rakas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button