Shkëndija mban për vete Cuculin e Junior

Deri sa skuadra e Shkëndijës vazhdon përgatitjet në Slloveni, kryesia e klubit maksimalisht punon në aspekt të kompletimit të skuadrës për të ardhmen. Kështu është gjetur akordi për vazhdimin e bashkëpunimit me pesë futbollistë.

Ardian Cuculi ka rinovuar për një vit, Stenio Junior firmos kontratë të re tre vjeçare, ndërsa zgjatje për dy vite tjera kanë nënshkruar të rinjtë Bashkim Lama dhe Ersin Fetai. Portieri Besir Nuhiu gjithashtu ka firmosur kontratë të re një vjeçare. Me Cuculin dhe Juniorin ekipi ka ruajtur dy pika të rëndësishme, ndërsa zgjatja e bashkëpunimit me të rinjtë tregon besimin e kryesisë të ta për të ardhmen.

Në këtë drejtim, për të fituar përvojën e duhur, planifikohet që të tre të rinjtë për sezonin e ardhshëm të huazohen në skuadra ku do të kenë mundësinë për të luajtur rregullisht në drejtim të zhvillimit të tyre për të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button