Të hënën në Maqedoni vjen Han, të martën Pribe

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, të hënën do ta vizitojë Maqedoninë dhe do të marrë pjesë në seancën e Qeverisë, njoftoi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani. Ai tha se Hani do t’i propozojë draft-plan me masa, aktivitete dhe korniza kohore për reformat prioritare, njofton Portalb.mk.

Pas Hanit, të martën në vend, do të vijnë Rajnhard Pribe, drejtues i Komisionit i cili në emër të BE-së në vitin 2015 e ka përgatitur listën me reformat e patjetërsueshme që vendi duhet t’i ndërmarrë që t’i tejkalojë pengesat drejt anëtarësimit në BE.

Pribe vjen në konferencën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, ndërkaq vizitat e tij thelbësore në vend, në të cilat do të bisedohet për prioritetet, do të jenë në korrik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button