Seanca do të mbajnë pesë komisione kuvendore

Në kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seancë do të mbajnë komisionet për transport, lidhje dhe ekologji, për financim dhe buxhet, për punë dhe politikë sociale, për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive dhe për politikë të jashtme.
Në rend dite të Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji janë raportet vjetore për punë për vitin 2016 të Agjencisë për posta, të Agjencisë për komunikime elektronike, të Agjencisë për Shërbime audio dhe audiovizuele dhe të Radiotelevizionit të Maqedonisë.

Në seancë do të shqyrtohen edhe propozim-vendimi për miratimin e planit financiar të radiotelevizionit të Maqedonisë, propozimi-vendimi për dhënie të pëlqimit të propozimit të programit vjetor për punë dhe zhvillim të Agjencisë për aviacion civil, të dy për vitin 2017.

Anëtarët e Komisionit për financim dhe buxhet do të debatojnë për Raportin vjetor për punën e Bankës popullore të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016, Raportin vjetor për revizionet ekzekutive dhe për punën e Entit shtetëror për revizion në vitin 2016, Raporti për punën e Komisionit për letrat me vlerë të Republikës së Maqedonisë në vitin 2012, si dhe Plani financiar i Agjencisë për supervizion të sigurimit për vitin 2017.

Në rend dite janë edhe Raporti vjetor për punën e Komisionit shtetëror për ankesa për furnizime publike për vitin 2016, Propozim-vendimi për dhënie të pëlqimit për Planin strategjik të Komisionit shtetëror për ankesa për furnizime publike për vitin 2017, Propozim-vendimi për dhënie të pëlqimit për Programin vjetor për punën e Komisionit shtetëror për ankesa për furnizime publike për vitin 2017 dhe Propozim-vendimi për dhënie t pëlqimit të Planit financiar të Komisionit shtetëror për ankesa për furnizime publike për vitin 2017.

Pika e vetme e rendit të ditës të Komisionit për punë dhe politikë sociale është Propozimi i Ligjit për ndryshim të Ligjit për marrëdhëniet e punës në lexim të parë, të parashtruar nga deputetët Nola Ismajloska dhe Magdalena Manaskova.

Anëtarët e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive do të debatojnë për shumë raporte vjetore për punën e shumë institucioneve për vitin 2016, midis të cilave janë edhe Komisioni shtetëror për vendim në shkallën e dytë në sferën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës kundërvajtëse. Komisioni shtetëror për vendim në procedurën administrative dhe procedurën nga marrëdhënia e punës në shkallën e dytë, Drejtoria për mbrojtje të të dhënave personale, Komisioni për mbrojtje të të drejtës për qasje të lirë deri te informacionet nga karakteri publik nga 1 janari deri më 31 dhjetor të vitit 2016.

Para anëtarëve të Komisionit për politikë të jashtme do të prezantohet platforma për aktivitete diplomatike të ambasadorit të Republikës së Maqedonisë, Aleksandar Nikolloski pranë Bashkimit Evropian, Mbretëria belge.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button