Arsyet pse ju sulmojnë mushkonjat

Pavarësisht ilaçeve të ndryshme të përdorura, prapë vështirë të gjendet shpëtim. Por, a e keni vënë re se disa persona nuk sulmohen asnjëherë prej tyre?
Joseph M. Conlon, këshilltar teknik i Shoqatës Amerikane së Kontrollit të Mushkonjave, shpjegoi se: “Nuk ka dyshim se disa individë janë më tërheqës për mushkonjat, falë kimikateve të fshehta dhe në veçanti falë florës së lëkurës së tyre”.

Sipas ekspertëve, 5 janë arsyet e mundshme pse ju sulmojnë mushkonjat:

-Jeni shtatzënë

Femrat mushkonja, të cilat sulmojnë, janë të tërhequra pas dyoksidit të karbonit. Sipas një studimi të realizuar në 2002-in dhe të publikuar në Lancet, femrat shtatzënë në muajt e fundit nxjerrin dioksid karboni 21përqind më shumë se femrat e tjera. Përpos kësaj, femrat shtatzëne lëshojnë aroma të paqëndrueshme që tërheqin insektet.

-Keni djersirë

Acidi laktik, i cili nxirret përmes të djersiturës, është me të vërtet tërheqës për mushkonjat. Gjithashtu, nëse ju jeni lodhur dhe keni djersirë, edhe temperatura e lartë e trupit tërheq mushkonjat.

-Keni grupin e gjakut 0

Ashtu siç ju keni një shije të preferuar, edhe mushkonjat kanë këtë lloj grupi gjaku.

-Keni pirë birrë

Pijet alkoolike dhe në veçanti birra janë tepër tërheqëse për mushkonjat që të vinë drejt jush. Në këtë përfundim ka arritur një eksperiment i bërë në Japoni por shkaqet e kësaj dukurie mbeten të paqarta.

-Gjenet tuaja ju bëjnë më tërheqës

Një studim i realizuar tek binjakët identik, ka pohuar se mekanizmat gjenetik ndikojnë nëse jeni një objektiv i mundshëm i mushkonjave ose jo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button