Francë, kryeministri Edouard Philippe jep dorëheqjen e qeverisë

Kryeministri I Francës, Eduard Filip ka dhënë dorëheqjen e qeverisë. Ky vendim, I pranuar dhe nga presidenti Emanuel Makro, bëhet për të riorganizuar qeverinë pas zgjedhjeve për Asamblenë Kombëtare.

Pas fitores historike të partisë “Republik On Marsh” në zgjedhjet parlamentare në Francë, qeveria e emëruar nga presidenti Emanuel Makro ka dhënë dorëheqjen. Ky vendim I kryeministrit Eduard Filip është pranuar nga kreu I Pallatit Elize.

Përbërja e qeverisë së re duhet të prezantohet deri pasditën e së mërkurës.
Arsyeja e vërtetë e dorëheqjes lidhet me faktin se Makro kërkon emra të rinj që janë zgjedhur për herë të parë në Asamblenë Kombëtare që të jenë pjesë e ekzekutivit të ri. Shumica e deputetëve të “On Marsh” vijnë nga shoqëria civile dhe nuk kanë eksperienca të mëparshme në politikë. Presidenti I Francës, drejtimin do ia besojë përsëri kryeministrit Eduard Filip. Ky I fundit ka konfirmuar vetë këtë gjë duke thënë se është kryetari I shumicës së re parlamentare.

Zgjedhjet e fundit edhe njëherë treguan se qytetarët francezë besojnë tek projektet politike të Makro. “Republik On Marsh” arriti të fitojë 350 vende në parlament, nga 289 që nevojiten për të krijuar një shumicë të thjeshtë në Asamblenë Kombëtare, që në total përbëhet nga 577 deputetë. Kjo nënkupton se Makro do të drejtojë vendin I qetë dhe mund të aplikojë me shumë lehtësi projektet e tij politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button