Gjashtë vende të BE-së do të bashkëpunojnë në kontrollin e lëvizjeve të migrantëve

Përfaqësues zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes nga gjashtë vende të Evropës qendrore dhe Ballkanit arritën marrëveshje për bashkëpunim më të afërt në kontrolllin e lëvizjeve migruese, e me këtë rast të shfrytëzohen të gjitha mjetet e mundshme, duke i përfshirë edhe forcat ushtarake.

Austria, Çekia, Hungaria, Sllovakia, Kroacia dhe Sllovenia formuan grup nën emrin Bashkëpunimi mbrojtës evropiano-qendror, për të cilin do të donin të bëhet shembull për tërë BE-në.

Një nga qëllimet e grupacionit është që të gjithë migrantët të cilët kanë kërkuar azil në vendet e BE-së do të duhet atë ta kërkojnë në qendra jashtë Unionit.

Ministri austriak i Mbrojtjes Hans Peter Doskocil deklaroi pas mbledhjes në Pragë se vendi i tij përgatit plan të hollësishëm aksional për bashkëpunim mes forcave ushtarake të gjashtë vendeve, të cilat do të mbajnë stërvitje ushtarake gjatë disa muajve të ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button