MASH: Është zbardhur oferta e rrejshme e studimeve të disperzuara në UCM

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka reaguar ndaj konferencës për media të Luka Kërzhalloskit të VMRO-DPMNE-së lidhur me mbylljen e studimeve të disperzuara. Sipas tyre, qasja e partisë së Gruevskit ndaj kësaj çështje tregon për panikun dhe zbardhjen e ofertës mashtruese të studimeve të disperzuara.
Numrat, siç theksohet, tregojnë se në vitet e kaluara as që janë realizuar këto studime në më shumë fakultete. Në konkurset e shpallura nuk janë paraqitur kandidat ose ata pak kandidatë që janë paraqitur, nuk kanë realizuar këtë të drejtë por janë transferuar në fakultetet amë.

MASH informon se në tre vitet e fundit nuk është paraqitur asnjë kandidat në Fakultetin Teknologji-Metalurgji dhe në Fakultetin e Bujqësisë.
Studimet e disperzuara nuk u realizuan edhe në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup për shkak të interesimit të dobët. Situatë e ngjashme paraqitet edhe në Fakultetin e Ekonomisë dhe Fakultetin e Makinerisë, informojnë nga Ministria.

“Kjo paraqet konfirmim për panikën mashtruese të cilën po e përhap VMRO-DPMNE por edhe dëshmi për projektet fiktive të qeveris Gruevski. Qeveria e re nuk do t’i gënjej studentët, nuk do të shpall konkurs fiktiv për studime që nuk do të realizohen. Për ne fjala është fjalë! Pra, këtë vit do të ketë konkurs për studime të disperzuara në Universitetin ‘Shën. Klimenti i Ohrid’ në Manastir dhe ‘Goce Dellçev’ në Shtip, për të cilat deri më tani nxënësit kanë treguar interes”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button