Incident në qendër të Parisit, bllokohet avenia Shanzelize

Në qendër të Parisit, një automobil është përplasur në një minibus të zhandarmërisë franceze, me ç’rast shoferi i automobilit, i cili ka qenë i armatosur, është lënduar rëndë.

Sipas mediave franceze, policia i bllokon hyrjet deri te Pallati i Eliseut dhe u apelon qytetarëve të Parisit që të mos lëvizin nëpër aveninë Shanzelize, transmeton MIA.

Incidenti ka ndodhur në afërsi të Pallatit të Eliseut, ku presidenti Emanuell Makron për disa orë duhet të ketë takim me mbretin jordanez Abdulla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button