Rusia i kërcënohet koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të në Siri

Rusia ka tërhequr vërejtjen se do t’i konsiderojë si caqe aeroplanët e koaliconit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Siri, pas rrëzimit të një aeorplani luftarak sirian.

Ky koalicion, që po lufton në Siri, tha se e ka rrëzuar një aeroplan të Forcës ajrore të Sirisë, një ditë pasi ka aeroplan i kishte bombarduar kryengritësit në Raka, që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara, transmeton REL. 

“Cfarëdo objekti fluturues, përfshirë aeroplanë dhe fluturake pa ekuipazh, të koalicionit ndërkombëtar, të zbuluar në perëndim të lumit Eufrat, do të gjurmohen si caqe ajrore të mbrojtjes ajrore të Rusisë në dhe mbi tokë”, kthuhet në kumtesën e sotme të Ministrisë së mbrojtjes së Rusisë.

Duke i hedhur poshtë pohimet se Shtetet e Bashkuara se e kanë përdorë kanalin e komunikimeve para se bombarduesi SU-22 të rrëzohej, kjo ministri tha se i pezullon konslutimet me palën amerikane për parandalimin e incidenteve ajrore mbi Sirinë, prej ditës së sotme.

Rusia ishte aleati kryesor i presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, duke ndihmuar me mbrojtje ajrore për forcat e tij prej vitit 2015.

Koaliconi i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që lufton kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, tha se milicitë proqeveritare i kishin sulmuar forcat partnere të amerikanëve, të njohura me emrin, Forcat Demokratike Siriane.

Koalicioni tha se e kishte “kontaktuar palën ruse me telefon nëpërmjet linjës speciale për uljen e përshkallëzimit të situatës dhe për ndaljen e të shtënave”.

“Koalicioni nuk synon të luftoj kundër regjimit sirian, forcave ruse, ose forcave partnere të regjimit, por nuk do të hezitojë ta mbrojë koaliconin ose forcat partnere, nga çfarëdo kërcënimi”, ka kumtuar koalicioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button