Rritje e tregjeve evropiane pas fitores së partisë së Macronit dhe Brexitit

Tregjet evropiane sot kanë shënuar rritje derisa bizneset reaguan ndaj fitores së fuqishme të partisë së qendrës së presidentit francez, Emmanuel Macron, në zgjedhjet parlamentare dhe fillimit të negociatave për Brexit, transmeton REL.

Indeksi i FTSE 100 në Londër ishte rritur për afro gjysmë pike të përqindjes në krahasim me vlerën që e kishte të premten në mbyllje.

DAX 300 në Fraankfurt është forcuar për 0.7%, ndërsa CAC 40 në Paris përfitoi 0.9%, raporton AFP nga Londra.

Tregjet janë rritur “derisa tregtarët e mirëpritën një tjetër fitore të Macronit në Francë”, tha analisti Mike van Dulken nga Accendo Markets, dhe ka shtuar se “ekziston edhe optimizëm për startin pozitiv të negociatave Brexit, ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuara, që fillojnë në Bruksel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button