“Krijo shpresë” – punime dore në treg humanitar të përpunuara nga emigrantët

Me rastin e ditës së emigrantëve, sot në ora 18:00, në oborrin e Suli An, në Çarshinë e Shkupit, do të mbahet treg humanitar me mbi 100 punime dore (bizhuteri, piktura dhe vizatime) të përpunuara nga emigrantët në moton “Krijo shpresë”, njofton Portalb.mk.

Në shkurt dhe mars të këtij viti u mbajtën 15 punëtori për terapi me art me 139 pjesëtarë të emigrantëve dhe refugjatëve, me qëllim që t’u ndihmohet në menaxhimin me traumat që i kanë përjetuar gjatë udhëtimit të tyre për një jetë më të mirë dhe përmirësimin e mirëqenies së tyre, emocionale, shpirtërore, por edhe fizike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button