Qatip Osmani ka përvojë të hidhur ndaj Dacias

Trajneri aktual i Shkëndijës, Qatip Osmani ka përvojë të hidhur në duelin me Dacian, pasi në sezonin 2015, “Qatoja”, kishte luajtur pikërisht në fazën eliminuese të Ligës së Evropës ndaj kësaj skuadre dhe kishte pësuar disfatë të lartë.

Edhe pse asaj kohe me një ekip tjetër nga Tetova, siç është Renova, rezultati që regjistroi Dacia ishte i frikshëm. Fillimisht në Shkup Dacia e kishte mundur Renovë me rezultat 0:1, ndërsa në ndeshjen e kthimit Dacia përsëri shënoi fitore, por kësaj radhe me rezultat të lart 4:1. Të vetmin gol asaj kohe për Renovën e kishte shënuar Izair Emini, i cili këtë sezon luan me kampionët e Shqipërisë Kukësin që do të garojë në Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë se pas përfundimit të duelit Renova – Dacia, në këtë skuadër gjeti angazhim futbollisti tetovar Mexhit Neziri.

Por pa marrë parasysh se si ka luajtur ekipi i Qatip Osmanit në duelin ndaj Dacias kur ishte te Renova, tani gjërat kanë lëvizur dhe skuadra e Shkëndijës duket të jetë shumë më e fortë se ajo e Renovës në vitin 2015. Sigurisht se deri në fillimin e ndeshjeve eliminuese Shkëndija pritet që të sjellë edhe ndonjë përforcim dhe të përsëris suksesin e vitit të kaluar, kur ishte pranë kualifikimit në fazën e grupeve të Ligës së Evropës. /Portalb.mk/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button