Shorti e deshti Shkëndijën, luan kundër Dacias

Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës ka vendosur përballë skuadrës së Shkëndijës së Tetovës ekipin e Dacia Chisinao nga Moldavia.

Ashtu sikurse edhe kishin komentuar nga radhët e kuqezinjve, se nuk do të donim që të luajnë kundër ekipit të Makabit, por do të provojnë që të kërkojnë kalimin në raundin e radhës me ekipin moldav Dacia, skuadër kjo që kishte eliminuar para dy viteve ekipin tetovar Renovën. Shkëndija ndeshjen e parë do ta luajë në Moldavi si mysafire, ndërsa ndeshjen kthyese e luan në Strimicë, në stadiumin “Mlladost” ku edhe është caktuar ti luajë ndeshjet gjatë fazës eliminatore të Ligës së Evropës.

Ekipi i Rabotniçkit për kundërshtar e ka ekipin e San Marinos Tre Pene, ndërsa ndeshjen e parë do ta luajë me 29 qershor, e ajo kthyese me 6 korrik.

Kundërshtar shumë më të vështirë do të ketë fituesi i Kupës së Maqedonisë, ekipi i Pelsiterit, që përballë ka ekipin polak, Leh Poznjan. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button