Ja biografia e drejtorit të BSP-së, Llazo Vellkovski

Drejtori i ri i Byrosë për Siguri Publike (BSP), Llazo Vellkovski, vjen në këtë pozitë pasi Qeveria e Maqedonisë e shkarkoi Mitko Çavkovin, njofton Portalb.mk.

Ministria e Punëve ë Brendshme në ueb-faqen e saj zyrtare e ka publikuar biografinë e Velkovskit, i cili në MPB punon që nga 3 janari i vitit 1991.

“Gjatë karrierës së tij të punës ka kryer obligime të punës në shumë pozita në MPB dhe Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim edhe atë: Udhëheqës i Sektorit për siguri në MPB deri në vitin 1992; komandant i Stacionit Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor; inspektor i lartë për shërbime kujdestarie deri në vitin 2001; zëvendës komandant i Stacionit Polor për Siguri në Komunikacionin Rrugor, ndihmës për punë të policisë (shef i policisë së uniformuar) në Shkup deri në vitin 2003; kryeshef i SPB Velesit deri në vitin 2004; ndihmës  drejtor dhe shef i Kabinetit të drejtorit të BSP-së deri në vitin 2004; drejtor në BSP deri në vitin 2004, në Agjencinë për Kundërzbulim ka punuar në disa vende të punës si kundërzbulues operativ deri në vitin 2002 ka qenë përfaqësues i Njësiteve të Veçanta të Policisë gjatë së cilës ka marrë pjesë në shumë aksione dhe operacione gjatë prishjes së rendit dhe qetësisë publike; ka kryer trajnime me angazhim profesional”, thuhet në biografinë e Vellkovskit, të publikuar nga MPB.

LEXO: Ja biografia e drejtorit të ri të Policisë Sekrete, Goran Nikollovski

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button