Sheqerinska-Mulltanovski: Maqedonia dhe Polonia kanë bashkëpunim të shkëlqyer në mbrojtje

Marrëdhëniet bilaterale në mbrojtje midis Maqedonisë dhe Polonisë janë shembull për bashkëpunim midis dy vendeve partnere dhe duhet të bëhen përpjekje që ato në mënyrë shtesë të zhvillohen, vlerësuan në takimin e sotëm në Shkup ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska dhe ambasadori i Polonisë Jacek Mulltanovski.

Ministrja Sheqerinska e theksoi qasjen serioze të Qeverisë ndaj reformave të nevojshme në Ministri dhe Armatë. Ajo theksoi se Maqedonia e vlerëson mbështetjen strategjike që e merr nga Polonia për integrim më të shpejtë të vendit në NATO, me çka rajoni i Ballkanit Perëndimor do të bëhet më i sigurt dhe më stabil.

Në kontekst të NATO-s. ambasadori Mulltanovski theksoi se Polonia është aleat shtesë i Maqedonisë i cili i jep mbështetje politikës në dyer të hapura në NATO-s dhe anëtarësimit të Maqedonisë në Aleancë.

Ambasadori i Polonisë, siç kumtoi MM-ja, uroi për formimin e Qeverisë së re dhe ka dhënë mbështetje për përkushtimin e saj ndaj prioriteteve reformuese me bindje se kjo do ta nxitë procesin e integrimit të Maqedonisë në BE dhe në NATO. Ai theksoi se integrimi i Maqedonisë do të ndihmojë në krijimin e stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Në kontekstin rajonal, Maqedonia mund të shihet si promotor i vlerave të BE-së dhe NATO-s”, porositi ambasadori Mulltanovski.

Polonia është ndër të parat nga tre vendet me të cilën Maqedonia ka nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje në vitin 1996. Në vitin 2010 marrëveshja u ripërtëri duke e shfrytëzuar emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë. Bashkëpunimi përfshin aktivitete në sferën ushtarake-teknike, stërvitje të përbashkëta ushtarake, pjesëmarrje të kadetëve polakë dhe ligjërues në Kampusin veror në Maqedoni dhe të ngjashme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button