Osmani – Bezak: Maqedonia nuk ka alternativë tjetër përveç integrimit euroatlantike

Zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot kishte takim me Ambasadorin e Sllovakisë në Maqedoni, Martin Bezak, kumtoi Sekretariati për Çështje Evropiane.

Zëvendëskryeministri Osmani e theksoi rëndësinë e ndihmës bilaterale si dhe mbështetjen e Republikës së Sllovakisë në kuadër të Grupit të Vishegradit për integrim euroatlantik të Maqedonisë.

“Besoj që në të ardhmen e afërt do të kemi bashkëpunim të ngushtë dhe do të angazhohemi së bashku për implementim të reformave të domosdoshme që kanë të bëjnë me procesi eurointegrues, sepse Maqedonia nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në strukat euroatlantike”, potencoi Osmani.

Osmani gjithashtu theksoi se kriza e gjatë politike në vend ka ndikuar në të gjitha segmentet e shoqërisë duke përfshirë këtu edhe tempin e reformave për BE. Ai nënvizoi se është obligim i Qeverisë të fokusohet në ngritjen e serishme të imazhit pozitiv të vendit si dhe kthimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Dy bashkëbiseduesit u dakorduan që duhet të shfrytëzohet momentumi i ri i Qeverisë, për t’u fokusuar në qëllime që janë realisht të realizueshme dhe të cilat do të japin rezultate konkrete në procesin e integrimit evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button