“Eco Guerilla” kërkon takim me kryeministrin Zoran Zaev

OJQ “Eco Guerilla” nëpërmjet një kumtese, njofton se ka dërguar kërkesë për realizimin e një takimi të përbashkët deri te kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

“I nderuar kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Lëvizja Qytetare “Eco Guerilla” kërkon të realizojë një takim pune me ju, dhe me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për të diskutuar bashkë çështjet me rëndësi në mbrojtjen e mjedisit. Duam që t’ju njoftojmë personalisht se gjatë 4 viteve të kaluara, organizata e jonë ka qenë e mobilizuar për këtë të drejtë themelore qytetare. Falë ngritjes së vetëdijes dhe zbatimit të ligjit, sot Tetova ka ajër për 56% më të mirë krahasuar me kohën kur punonte ndotësi kryesor”, thuhet në kërkesën e “Eco Guerillas”.

Ata thonë se çështje për tu diskutuar janë edhe masat urgjente që duhen ndërmarrë për të arritur një mjedis edhe më të pastër jetësor jo vetëm në Rajonin e Pollogut, por edhe në nivel nacional.

“Lëvizja “Eco Guerilla” shpreson që të vazhdojmë dialogun e filluar për të kapërcyer këto sfida dhe për t’i siguruar gjithë qytetarëve të Maqedonisë një jetë më të mirë në këtë vend. Ne mbetemi të përkushtuar në mënyrë të prerë dhe nuk do të pranojmë asnjë marrëveshje në kurriz të shëndetit të banorëve tanë”, thuhet në kërkesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button