Të gjithë viktimat nga sulmi afër xhamisë në Londër janë myslimanë

Të gjithë viktimat nga sulmi që ndodhi afër xhamisë në lagjen e Londrës, Fajnsburi Park janë myslimanë, deklaroi përfaqësuesi i njësisë së zjarrfikësve të policisë londineze Nill Basu.

“Incidenti i ka të gjitha karakteristikat e aktit terrorist”, theksoi Basu. “Ende nuk dihet nëse rasti vdekjeprurës afër xhamisë është pasojë e sulmit me furgon dhe cilat janë motivet për sulmin”, shtoi ai.

Mbrëmë, pas mesnate një burrë me furgon hyri në një grup të besimtarëve në momentin kur ata po dilnin nga xhamia, me ç’rast një person e humbi jetën, ndërsa dhjetëra u plagosën.

Sulmuesi (48) është arrestuar nga ana e policisë londineze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button