Një muaj pas lindjes, këngëtarja rikthehet në peshën ideale, ja cili është sekreti

Nëse ka ndonjë që di një ose dy mënyra për të qenë në formë të shkëlqyer fizike, ajo është me siguri Ciara. Këngëtarja e njohur, herë pas here ngacmon ndërgjegjen tonë me fizikun e saj të jashtëzakonshëm. Ka vetëm një muaj që këngëtarja lindi vajzën Sienna Princess dhe po vazhdon akoma të humbasë kile për t’u rikthyer në formë. Dhe nga sa duket, kilet e lindjes nuk e kanë të gjatë, shkruan revista Class.

Ciara postoi një foto në Instagram, përmes së cilës u tregoi fansave se pas lindjes së vajzës, ajo ka humbur 20 pound (9 kg). Bravo vajzë!

“Premtova se nuk do të shtoj më kilogram pas lindjes së Sienna-s dhe bëra pikërisht këtë… 4 javë pas lindjes kam humbur 9 kg. Ky objektiv po rritet javë pas jave. Këtë javë kam humbur 4.5 kg.”

Por kjo nuk është hera e parë që Ciara i vë këtë qëllim vetes. Në vitin 2014, pas ardhjes në jetë të djalit 3-vjeҫar, ajo rrëfeu për People se gjatë shtatzënisë me Future, ajo kishte shtuar 18 kilogramë.

“Pas lindjes së djalit, 3.2 kg, unë isha shumë kg mbipeshë. Para lindjes së rij kisha 18 kg tepër. Por 4 muaj pas lindjes së tij, erdha në peshën time ideale”, – tha ajo për revistën. “Ka diҫka shumë të rëndësishme këtu. Duhet të kesh vullnet që të të nxitë dhe të të motivojë për të luftuar më shumë. Vetëm kështu ia arrin.” Ka të drejtë apo jo?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button