Tensionohet fushata zgjedhore në Shqipëri, dhunohen 3 militantë të LSI-së

Lëvizja Socialiste për Integrim në Shqipëri raportoi sot pasdite një tjetër incident që ka ndodhur me aktivistët e saj në qarkun e Shkodrës.  LSI e Shkodrës me anë të një deklarate dënoi dhunë që sipas saj, është ushtruar ndaj kryetares së LSI për Pukën, Sajmira Laçi dhe kryetares së LRI-së Romina Kuçi, nga njerëz të strukturave të Partisë Socialiste.

Sipas të dhënave të LSI, ngjarja ka ndodhur ndërsa një makine me aktivistë të LSI i është prerë rruga nga një makinë tjetër në kryqëzimin që ndan rrugët për  Fierëz dhe Kukës dhe ku kandidatja për deputete e LSI-së, Sajmira Laçi dhe kryetarja e LRI, Romina Kuçi janë kërcënuar me jetë. Për shkak të tronditjes, Kuçi ka pësuar gjendje të fikti dhe ka marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Fushë Arrëzit.

LSI e qarkut Shkodër u bën thirrje strukturave te policise se shtetit, te garantojnë rendin dhe sigurinë për një fushatë me standarte zgjedhore, duke theksuar se kjo ngjarje e turpshme ku janë kërcënuar dy gra nuk e demotivon partinë për të komunikuar me qytetarët.

Ndërkohë një tjetër incident ka ndodhur edhe me koordinatorin e LSI në Fushë-Krujë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button