Tetovë, në Kodrën e Diellit vendoset gurëthemeli i xhamisë (VIDEO)

Pas shumë viteve përpjekje dhe kërkesave të vazhdueshme të banorëve lokal dhe institucioneve fetare, në qendrën rekreative-turistike Kodra e Diellit në Tetovë, sot u vendon gurëthemeli i xhamisë që do jetë në shërbim të turistëve dhe vizitorëve të kësaj qendre, si dhe pronarëve të objekteve banesore.

Xhamia do të ngritet në hyrje të lagjes ku ndodhen vikend shtëpizat, mu përball pistave të skijimit. Në vendosjen e gurëthemelit morën pjesë drejtues të lartë të Bashkësisë Fetare Islame dhe muftinisë së Tetovës, njofton Shenja.

“Kjo është një kënaqësi shumë e madhe, kjo është një rezultat jashtëzakonisht historik, sepse ne nuk jemi historian, por nuk kam lexuar nga historianët tanë që këtu në kodrën e diellit ka pasur xhami ndonjëherë. Dhashtë Zoti që kjo vepër historike…”, tha kryetari I BFI-së, Sulejman ef. Rexhepi.

Realizimi i kësaj iniciative është realizuar me mbështetje të donatorëve privat, besimtarëve, xhamive të rajonit të Tetovës si dhe shumë afaristëve lokal të cilët i falemenderoi muftiu i Tetovës, doktor Qani Nesimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button