100 milionë ndjekës? Ja cila është këngëtarja që bën historinë

Këngëtarja Katy Perry është e para që ka arritur 100 milionë ndjekës në Twitter. “Sot, ne dëshmojmë historinë”, shkruan ajo pas video që ka postuar në këtë profil social me të gjitha statuset që nga viti 2009, duke iu përmbajtur edhe titullit të albumit të fundit “Witness”.

Katy Perry
Katy Perry

Në vend të dytë në këtë profil renditet këngëtari Justin Bieber, me 96.7 milionë ndjekës dhe Barack Obama në vendin e tretë, me 91 milionë. Pjesa tjetër e 100 të parëve në listë plotësohet nga këngëtarë, sportistë, politikanë apo edhe kompani të njohura mediatike.

 

Ai që udhëheq momentalisht është Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Profili i tij ndiqet shumë, edhe pse pozicionohet në vendin e 33-të me 32.4 milionë ndjekës.

Megjithatë, nga kontrollet e Twitter Audit, ka rezultuar se dy të tretat e personave që ndjekin në rrjetin social si Perry-n, ashtu edhe Bieber-in, mund të mos jenë të vërtetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button