Agjërimi dhe psikologjia (2): nuk fiton ai që merr, por ai që jep

Nga prof. Musa Musai

Shkrimi im në vijim në vete ngërthen një persiatje timen lidhur me agjërimin, besimin, gjenin e besimit dhe lumturinë e vërtetë të njeriut. Shpresoj ta keni pëlqyer edhe ju!

Agjërimi është edukues edhe i ndjenjave tona në përgjithësi. Modernizmi imponoj tek njerëzit një filozofi të çuditshme dhe të huaj për njeriun, luftën për pasuri, përmes së cilës njerëzit harruan humanitetin, shoqërizimin, sakrificën për tjetrin, solidaritetin dhe të ngjashmet.

Agjërimi rit potencialin e ndjenjave tona për të kuptuar se nuk fiton ai që merr, por ai që jep. Nisur nga kjo urtësi them se sot keni njerëz që ndoshta nuk janë shumë të bindur në besimin e tyre, por janë të sigurt në faktin se gjatë dhënies së një lëmoshe përjetojnë lumturi edhe ate për vet faktin që i varfëri, ose nevojtari gëzohet. Truri jonë tajit hormonet e lumturisë vetëm duke parë gëzimin e tjetrit në momentin që ne i ofrojmë ndonjë të mirë materiale.
Po ju rëfej një ngjarje të vërtetë të një mjeku ordinarius i punësuar në njërin nga spitalet më prestigjioze të Stambollit (GATA). Mjeku në fjalë i bindur në ateizmin e tij dhe gjatë kohë ka injoruar çdo një mundësi të ndërlighjes së ndonjë fenomeni social me fenë.
Kolegu i tij, njeri besimtar i devotshëm rrëfen se ky mjek pas një koh të gjatë në bindjet e tija pësoi një ndryshim gjatë një ramazani. Ngjarja ishte zhvilluar si në vijim: Disa raste me radhë mjeku besimtar kishte vërejtur se mjeku ateist ju ndihmonte të varfërve, nevojtarëve dhe veçmas këtë veprim e shpeshtonte gjatë muajit të ramazanit. Pasi që mjeku besimtar e kishte vëzhguar një kohë të gjatë kolegun e tij ateist, një ditë e ndalon dhe interesohet për ndryshimin pozitiv që ka ndodh me të. Në vazhdim i thotë çka të bëri ty, që të orientohesh në veprimtari të ndërlidhura ngushtë me besimin, posaçërisht kur shohim se gjatë muajit të ramazanit jeni duke e shpeshtuar solidaritetin tuaj me njerëz nevojtarë.

Ai shprehet dhe thotë se duke iu dhuruar atyre shoh lumturinë dhe gëzimin që e përjetojnë e që në fakt kjo ndjenjë e tyre më bën të lumturohem, ndjejë kënaqësi nga kjo. Qoftë në momentet kur iu ofroj mundësinë e një iftari të përbashkët me ta, qoftë në ofrimin e ndihmesës materiale, ushqimore etj.
Për opinionin tim nga aspekti fetar kjo është e ndërlidhur ngusht me natyrshmërinë (fitren) e njeriut, dhunti e falur tek ai nga ana e Zotit Fuqiplotë.
Ndërsa neurologjia moderne dhe gjenetika humane kanë konstatuar se mes gjeneve të njeriut ekziston edhe gjeni i besimit. Në librin e Francis S. Collins “The language of God” (Gjuha e Zotit), është përmendur se gjeni i prirur për besim është i njohur me formulën e tij VMAT2, i cii ka vënë në dukje se te ky gjen në momentet kur njeriu ka shfaqur prirjen e tij drejt besimit janë konstatuar ndryshime të ndërlidhura ngushtë me hormonet e lumturisë dhe se personat në fjalë janë dukur më optimist dhe më të vullnetshëm për jetë.
Ngel me shpresë që të interesuarit për të përjetuar vërtetësinë e këtyre konstatimeve do i shfrytëzojnë këto pak ditë të ramazanit që kanë ngelur dhe sadopak do kontribuojnë që të përjetojnë agjërimin si transformuesin kryesor të personalitetit tonë, edukuesin e ndjenjave tona dhe udhërrëfyesin drejt besimit të vërtetë.

Shkrimin tim po e përfundoi me një thënie:
“Nuk ka mundësi që njeriu gjatë gjithë jetës të jetë i suksesshëm, ndonjëherë duhet edhe të ngec në ndonjë çështje, ngase gabimet, njeriut i mësojnë më shumë gjëra se sa suksesi”
Dhjetë ditët e fundit të këtij muaji janë të përshtatshme për vetanalizim, le t’i kthehemi vetvetes dhe të shpeshtojmë kërkimin e faljes tek Zoti i Plotëfuqishëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button