LSDM zgjodhi nënkryetarët, Muahmed Zeqiri ndër to

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) zgjodhi sekretarin e ri të saj, këshillin ekzekutiv si dhe gjashtë nënkryetarë të kësaj partie.

Siç kanë bërë të ditur nga partia në pushtet, për anëtarë të Këshillit ekzekutiv janë zgjedhur: Stefan Bogoev, Renata Deskoska, Lupço Nikollovski, Maksim Dimitrievski, Gjoko Tanaskoski, Petar Atanasov, Spase Gligorov, Esra Salihu, Nina Velkova, Hari Lokvenec, Dijana Kurçinska, Tanja Kovaçev, Adnan Xhaferovski, Maja Milenkoviç dhe Keti Vasilevskia.

Nënkryetar të LSDM-së janë zgjedhur Oliver Spasovski, Muhamed Zeqiri, Petre Shilegov, Bllagoja Boçvarski dhe nënkryetarët e deritanishëm Damjan Mançevski dhe Frosina Remenski. Për sekretar gjeneral të LSDM-së është zgjedhur Aleksandar Kiracovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button