Gruevski-Çavushogllu: Marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Turqisë karakterizohen me miqësi dhe respekt të ndërsjellë

Ekziston nivel i lartë i marrëdhënieve mes të dy shteteve të cilat karakterizohen me miqësi dhe respekt të ndërsjellë, këtë e kanë konstatuar në takimin e sotëm në Shkup ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushogllu me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në të cilin ka marrë pjesë edhe anëtari i Komitetit ekzekutiv, Nikolla Todorov.

Siç kumtoi partia, në takim është biseduar për marrëdhëniet e ndërsjella mes shteteve, interesat strategjike të Republikës së Maqedonisë lidhur me integrimet euroatlantike dhe situatën aktuale politike.

“Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski theksoi se Turqia është mik i rëndësishëm i Republikës së Maqedonisë dhe mbështetës i aspiratave për anëtarësimin në NATO. Ai theksoi se interes strategjike i Republikës së Maqedonisë është anëtarësimi në NATO, si dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian, si dhe ajo se Maqedonia është një kohë të gjatë jashtë proceseve, dhe se nevojitet hap i cili do të thotë valorizimi dhe konfirmim i tërë asaj që deri tani është arritur në këtë plan”, qëndron në kumtesë.

Nga ana e Gruevskit u shpreh falënderim për mbështetjen nga ana e Turqisë, dhe u theksua roli konstruktiv dhe aktiv i bashkësisë turke në zhvillimin demokratik të Republikës së Maqedonisë, theksohet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button