A do të ndryshojë harta politike pas 11 qershorit?

Albert Ramadani

Albert Ramadani

Pasi të përfundojë numërimi, KQZ do të certifikon zgjedhjet dhe deri sa  te presim te çertifikohen, partitë politike nuhatin për tu bërë bashkë me njëri tjetrin, koalicionet parazgjedhore nuk krijuan numra qe do të kenë mundësinë për të qeverisë pa ndonjë koalicion apo parti. Koalicioni PAN, i cili ne këto zgjedhje doli i pari por jo si vetëm do mundet te qeveris.

Koalicioni parazgjedhor tashmë i njohur si PAN ka nominuar për kryeministër Z.Ramush Haradinaj por sipas numrave vështire do ta ketë nëse nuk do të ju bashkëngjitet ndonjë nga partitë apo koalicioni LAA, edhe pse z. Haradinaj është nominuar nga koalicioni fitues nuk do thotë patjetër qe vetëm ky te jetë kryemistër apo me logjiken ja ne fituesit ja prapë ne zgjedhje.

Ne rast se nuk do mund te krijohet qeveria nga koalicioni PAN, presidenti vendit duhet ti shterë të gjitha mundësit qe të gjen një zgjidhje mos të shkojë vendi prapë ne zgjedhje.

Ne kemi rastin e shtetit fqinje Maqedoninë ku fituesi nuk arriti ta bëjë qeverinë erdhe ne shprehje i dyti, ne Kosove mund te mos jetë ngjashëm apo referimet nga gjykata kushtetuesi por ne Kosovë duhet presidenti te gjeje zgjidhje ku të gjitha partitë ti takoje. Nëse presidenti i vendit nuk gjen vullnet dhe nuk munde të arrije ndonjë marrëveshje qoftë për një koalicione  apo qeveri gjithëpërfshirës, shume lehtë vendi mund të shkoje ne zgjedhje edhe pse zgjedhjet e një pas njëshme nuk do ta ndryshojnë shume tabelën e rezultateve.

Zvarritja apo mundësia e përsëritur e sindromit bllokues i njohur si “ngërçi politik” mundë te jetë alibi qe të ketë qëllim nga aktorët politik që zgjedhjet e jashtëzakonshme te bëhen me apo pas zgjedhjeve lokale ku partitë si mostër do ti përdorin zgjedhjet lokale ku tek ne zgjedhje lokale do ketë mundësi ndryshimi hartave te qeverive lokale.

Çdo zvarritje apo përsëritje e mundshme e zgjedhjeve do zvarrit çdo proces te Kosovës ne vend dhe ne arenën ndërkombëtare ku Kosovën e presin procese tejet të rëndësishme këtë e di fare mire çdo politikan, institucion dhe qytetar ne Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP