Pacolli tërhiqet nga ‘pazari’ për shtëpinë e Krasniqit

Lideri i AKR-së njëherit zëvendëskryeministër i vendit Behgjet Pacolli është tërhequr nga pazari për të blerë shtëpinë e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi. Ai ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të blej shtëpitë e atyre që i kanë ndërtuar pa djersë.

Postimi i plotë i Pacollit në Facebook:

“Nuk kam ndërmend të blej shtëpitë e gjithë atyre që i kanë ndërtuar këto vite pas çlirimit, pa djersë, por duke abuzuar me detyrën”.

Është koha kur ligji të veproj ndaj kësaj dukurie. Kështu do i binte sikur pastroja paratë e tyre dhe nxija të miat që i kam fituar me djersën time dhe të familjes sime. Unë thjesht bëra shembull dikënd prej tyre dhe do ja blej vetëm atij përkundrejt gjithë procedurave ligjore dhe transparencës. Unë thjesht dua që me paratë nga blerja e një shtëpie të realizojmë një akt drejtësie sociale”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Lajme të ngjashme

Back to top button