Reali do të bëjë çmos për mbajtjen e Ronaldos

Real Madridi raportohet se ka shpresë që të mbajë në skuadër yllin Cristiano Ronaldo dhe planifikon t’ia paguajë atij gjobën prej 13 milionë funtesh pas akuzave për mospagesë të taksave.

Portugezi u bë temë e mediave të shumta botërore pasi u raportua se e ka njoftuar klubin se dëshiron largimin gjatë verës.

Megjithatë, sipas “The Sun”, Real Madridi do të bëjë çmos që të mbajë Ronaldon në Bernabeu dhe ka pranuar t’ia paguajë kërkesën për pagesën e taksave si dhe t’ia zgjasë kontratën prej 365 mijë funtesh në javë.

Nëse nuk arrin ta bindë yllin portugez që të qëndrojë në Spanjë, Reali raportohet se do të kërkojë rreth 170 milionë funte për ta shitur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button