Hoxha: Borxhi i shtetit ndaj ndërmarrjeve private është rreth një miliard euro

Qeveria e re duhet të bëjë revizion se borxh ka shteti dhe cilat institucione kanë borxhe që ne më pas të mund të vendosim se a do të hyjmë në bashkëpunim me institucionet e caktuara. Kështu u shpreh kryetari i Odës Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP), Nebi Hoxha në intervistën e së dielës në REL, njofton Portalb.mk.

Ai gjithashtu tha se borxhi i shtetit ndaj ndërmarrjeve private arrin deri në 1 miliard euro.

“Ajo në të gjitha shtetet është e njëjtë, gjithkund shteti i ka borxh ndërmarrjeve private, por faktori më i rëndësishëm është që ato borxhe të mos jenë më të vjetra se tre muaj, ngaqë në sektorin privat secili borxh është ngarkesë për ndërmarrësinë. Sa i përket kësaj, është normale që qeveria e re duhet të bëjë revizion në atë se sa arrijnë këto borxhe, që ne si sektor i biznesit të kemi pasqyrë se cilat institucione shtetërore kanë borxhe dhe në çfarë vlere arrin ai, që të mund të mendojmë se a do të hynim në bisedime për bashkëpunim me ata”, tha Hoxha.

Nebi Hoxha vlerësoi si pozitiv tendencën që rroga minimale të rritet dhe rroga mesatare të arrijë deri në 500 euro, ngaqë siç u shpreh ai, “gjatë kohë ata si ODË kanë promovuar se miti i fuqisë punëtore të lirë në Maqedoni duhet të ndryshojë, për shkak të asaj se me këtë politikë sociale ne nuk mund të bëjmë një perspektivë me të gjitha shtetet në rrethinë”.

Por sërish ai vlerëson se me këto kapacitetet ata si ndërmarrës nuk do të arrijnë që t’i mbajmë njerëzit apo fuqinë punëtore të nivelit më të lartë në Maqedoni.

Hoxha përfundon duke thënë se me rrogë minimale dhe mesatare të tillë që ishte deri dje nuk do të ketë ndonjë sukses, dhe në vazhdon njëjtë edhe më tej, Maqedonia do të jetë sërish politikë sociale e jo ekonomike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button