Pacolli nuk heq dorë nga blerja e shtëpisë së Krasniqit, një milion euro

Tashmë ka mbetur vetëm përfundimi i procedurave zyrtare në mënyrë që shtëpia kryeparlamentarit Krasniqi dhe fondi prej 600 mijë eurove të shkojnë për njerëzit në nevojë.

Fondacioni Behgjet Pacolli gjatë ditës së sotme pritet t`ia dërgoj letrën ofertë për shitblerje të shtëpisë së tij, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi për t`i filluar procedurat për blerjen e shtëpisë.

Kryetari i Aleancës Kosova e re, Behgjet Pacolli ka qenë i njohur për gjestet e tij të bamirësisë. Madje, edhe kur u zgjodh president, vendosi që pagën e tij ta ndaj për një familje të varfër.
Nga një polemikë në rrjetin social Facebook, ndërmjet Pacollit dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, duket se do të përfitojnë disa familje skamnore.

Derisa pazari, u bë përmes rrjetit social, tashmë ka mbetur vetëm përfundimi i procedurave zyrtare në mënyrë që shtëpia kryeparlamentarit Krasniqi dhe fondi prej 600 mijë eurove të shkojnë për njerëzit në nevojë.

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se të hënën do të nisin procedurat për blerjen e shtëpisë. Po ashtu sipas tij, shtëpisë do t`i bëhen të gjitha vlerësimet siç është leja, pretendimet juridike apo edhe ato bankare

Lajme të ngjashme

Back to top button