Mali i Zi është goditur nga 4 tërmete

Në Malin e Zi mëngjesin e sotëm janë regjistruar katër tërmete, prej të cilëve më i forti ishte 3.8 ballë sipas shkallës Rihter, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së Qendrës Sizmologjike të Evropë-Mesdheut, termet janë regjistruar në rrethinën e Podgoricës dhe Danilovgradit, me magnitudë nga 2,2 deri në 3,8 të shkallës Rihter.

Departamenti i Sizmologjisë i Institutit të Hidrometeorologjisë dhe Sizmologjisë të Malit të Zi në ora 09:54 ka regjistruar një tërmet më intensitet të ulët me epiqendër pesë kilometra në jug të Drenovshticës.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar në një thellësi prej 12 kilometrash.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button