Çavushogllu para Ivanovit premtoi përkrahje për anëtarësim të Maqedonisë në NATO

15:15-  Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Mevlyt Çaushogllu gjatë takimit me kryetarin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov bisedoi për mënyrën e thellimit të raporteve bilaterale të Turqisë dhe Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Pas zgjidhjes së krizës politike, koha është që të jepet një nxitje e re për anëtarësim të Maqedonisë në NATO. Si deri më sot, presim përkrahen e hapur dhe të theksuar tuajën”, kumtojnë nga kabineti i Ivanovit.

Ministri Çaushogllu, sërish, ka riafirmuar përkrahjen e Turqisë për integrim të Maqedonisë në rrugën euro-atlantike, duke thënë se Turqia do të shpreh përkrahje të vazhdueshme.

_______________________________________________________________

13:35- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, i cili po qëndron për vizitë pune në Maqedoni, i shoqëruar nga ambasadorja turke në Shkup, Tülin Erkal Kara dhe nga deputeti në Parlamentin e Turqisë, Hüseyin Büge, u prit nga presidenti i vendit, Gjorge Ivanov, në vilën presidenciale “Villa Vodno”, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit me presidentin e Maqedonisë, ministri Çavuşoğlu do të pritet nga homologu i tij maqedonas, Nikolla Dimitrov, në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ministrat e të dy vendeve do të realizojnë takim kokë më kokë, si dhe do të zhvillohet një takim mes delegacioneve të të dy ministrive.

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë paraprakisht njoftoi se në takim do të shkëmbehen mendime për marrëdhëniet dypalëshe dhe do të diskutohen mundësitë për avancimin e bashkëpunimit në shumë fusha, me theks të veçantë në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik.

Nga MPJ e Maqedonisë theksojnë se ministrat do të bisedojnë për temat aktuale në rajon dhe më gjerë, si dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë në planin ndërkombëtar.

Në kuadër të vizitës së tij, poashtu është e paraparë që ministri Çavuşoğlu të pritet nga kryeministri Zoran Zaev.

Ndërkohë, më herët ministri turk u takua edhe me liderin e opozitës maqedonase, atë të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Ndërsa në mbrëmje, ministrat Çavuşoğlu dhe Dimitrov do të marrin pjesë në sofrën e iftarit, të organizuar për nder të ministrit turk nga Agjencia Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA) nën kujdesin e Ambasadës së Turqisë në Shkup, Oda Ekonomike e Maqedonisë dhe Turqisë (MATTO) dhe Lidhja e Organizatave Joqeveritare Turke në Maqedoni (MATÜSİTEB).

Poashtu në këtë sofër të iftarit është paralajmëruar prania e presidentit Gjorge Ivanov dhe kryeministrit Zoran Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button