Trump për herë të parë pushon në rezidencën presidenciale Camp David

Presidenti amerikan, Donald Trump, bashkë me bashkëshorten e tij Melania dhe djalin Baron për herë të parë ka udhëtuar për në rezidencën presidenciale Camp David në Maryland, raporton Anadolu Agency (AA).

Rezidenca Camp David është e vendosur në pyjet e malit Catactin, rreth 100 kilometra larg nga Shtëpia e Bardhë.

Kështu Trump, do të kalojë fundjavën e parë në rezidencën presidenciale, pasi deri më tani ka pushuar vetëm në resortin e tij luksoz privat Mar-a-Lago në Florida.

Camp David nuk është dhe aq luksoz, por për shkak të thjeshtësisë që ka dhe qetësisë e cila mbretëron atje, ka qenë një vendpushim i preferuar i shumë presidentëve amerikanë, në mesin e të cilëve ishin dhe Franklin Roosevelt, John Kennedy, Jimmy Carter, George Bush dhe Barack Obama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button