Boks: Amerikani Ward triumfoi kundër rusit Kovalev

Boksieri amerikan, Andre Ward, e ka mbrojtur titullin e kampionit botëror në tri asociacionet, IBF, WBA dhe WBO, duke triumfuar kundër boksierit të papërshtatshëm rus, Sergey Kovalev, me nokaut teknik në rundin e tetë në kategorinë gjysmë të rëndë, transmeton REL. 

Me këtë fitore në duelin e kthimit mbrëmë vonë në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara, boksieri 33 vjeçar, Andre Ward, e përmirësoi rekordin e tij të deritashëm duke i fituar 32 duele, përfshirë 15 me nokaut, ndërsa nuk ka pësuar asnjë disfatë.

Dueli i ashpër përfundoi derisa Kovalev ishte detyruar të tërhiqej në kënd të ringut ndërsa Ward e qëllonte atë në trup. Në këtë situatë, Kovale ishte ulur në litarin e ringut dhe referi sinjalizoi përfundim të duelit, 31 sekonda para përfundimit të rundit të tetë.

Raportohet se Kovalev ishte më i mirë në rundet e para të takimit, por Ward ia doli të kthehet, derisa Kovalevin e përfshiu lodhja.

Ward i fitoi 6.5 milionë dollarë për këtë duel, ndërsa Kovalev do ta fitoj një përqinje nga të ardhurat e transmetimit televiziv, por duket se kjo shumë do të jetë më e vogël se ajo që e fitoi Ward.

Në duelin e parë të organizuar në nëntor të vitit të kaluar, Kovalev, megjithqë pat humbur, i fitoi 2 milionë dollarë, ndërsa Ward i mori 5 milionë.

Në duelin e parë, Ward pat fituar me dallim të vogël, me vendim të tre gjyqtarëve 114:113, duke e fituar titullin në IBF, WBA dhe WBO.

Raportohej se ky vendim ishte disi kundërthënës, meqë Andre Ward kishte pësuar nokdaun në rundin e dytë. Por, ai ishte kthyer dhe ishte shpallur fitues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button