BOTA ISLAME POST AMERIKËS

Një gazetar perëndimor në aeroportin e Gjenovës, e pyeti diplomatin Iranian që ishte nisur për peligrinazh në Arabinë Saudite, Meka. Në të ardhmen, me arritjen e paqes mes Palestinës dhe Izraelit, muslimanët e gjithë botës do të shkojnë dhe në Jeruzalem të kryejnë ritualet e peligrinazhit, tha gazetari. Diplomati Iranian me një buzëqeshje ironike iu përgjigj gazetarit po, pas shembjes së Amerikës përfundimi i të qenurit lidershipi botëror dhe me daljen në skenë të një lidershipi të ri siç është Kina.

Në librin ‘Amerika dhe Kriza Globale’ një ndër studiuesit më të spikatur të politikës së jashtme amerikane Zbigniew Brzezinski shkruan, pas luftërave në Irak dhe Afganistan urrejtja dhe armiqësia e botës arabe dhe islame ndaj SHBA ka çuar në radikalizëm, ekstremizëm dhe terrorizëm global. Kujtime të hidhura të kolonializmit anglez dhe francez, nxitja e pakënaqësisë, papunësia, mungesa e perspektivës, kriza ekonomike nga regjimet totalitare dhe despotike, kanë ndikuar te shumica e të rinjve të cilët u rekrutuan dhe janë bashkuar organizatave terroriste. Falë revolucionit informatik epokës së digjitalizimit dhe internetit, telefonave celular, grupet terroriste mund të ushtrojnë terror në gjithë rruzullin tokësor. Shumë studiues politikologë dhe ekspertë pohojnë se pas gjysmës së këtij shekulli lidershipi dhe superfuqia e vetme SHBA mund të marrë fund. Por shtrohet pyetja kush do ta zëvendësojë atë dhe cili do të jetë lidershipi i ri? Pasardhësi i vetëm që ka një histori 5000 vjeçare, që mund të mëshirojë vlerat universale është Kina. Ajo është actor kryesor, rival i vetëm si ekonomi e dytë në botë pas SHBA, me teknologji të zhvilluar, modernizëm urban, infrastructure, aeroporte gjigante, megametropole dhe systeme hekurudhore të shpejta, mundësuan ngritjen e Kinës drejt epërsisë globale. Kina është një ndër importuesit më të mëdhenj në Lindjen e Mesme dhe Gjirin Persik. Në të ardhmen, nëse Amerika do të dobësohet dhe bie supermacia si lidershipi i botës, shtetet e Gjirit Persik dhe Lindjes së Mesme kanë gjasa që t’ ja kthejnë shpinën aleatit tradicional SHBA. Prania e Kinës si fuqi globale në Lindjen e Mesme mund të çojë në ndryshimin e ekuilibrit strategjik dhe gjeopolitik në rajon.
‘Rikthimi i rrugës së mëndafshtë’
Nga pikëpamja historike, për botën islame dhe arabe, Kina konfuçiane shekuj me radhë ka qenë pacifiste. Tregtia mes rrugës së mëndafshtë e dinastisë kineze, duke kaluar nëpërmjet Azisë Qendrore deri në Mesdhe, ka qenë lulëzim i tregtisë mes botës islame dhe Kinës. Nocioni paqe dhe harmoni i ka rrënjët e thella mes botës islame dhe kineze. Doktrina konfuçiste mbi harmoninë dhe paqen, i ka rrënjët nga budizmi. Nuk ka të shënuar në histori që ka pasur luftëra dhe përplasje mes botës islame dhe kineze. Në revistën gjermane ‘Die sterne’ një diplomat egjiptian tha, që kultura e westerizimit dhe oksidentalizmi për botën islame është helm kurse budizmi dhe konfuçizmi është qytetërim dhe culture që përputhet me popujt e lindjes dhe botës orientale. Diplomati, më tej vazhdoi bota islame dhe Perëndimi kanë pasur hipoteza luftëra dhe përplasje qytetërimesh, që vazhdojnë deri në ditët e sotme. Në fillim të shekullit 10 deri 13-të, ishin luftërat e kryqëzatave, pastaj imperializmi dhe kolonializimi europian dhe akoma duke vazhduar me Amerika Pax, tha diplomati. Shumë ekspertë dhe studiues të Lindjes së Mesme e shohin si të mundur rikthimin e rrugës së mëndafshtë që parashikohet të lidhë Lindjen e Mesme botën islame me Kinën. Rruga tradicionale që ka ekzistuar do të ndërtohet me një vijë prej 7000 km. Kjo do të jetë krijimi i një aleance të ngushtë, por të zgjeruar në shkallë globale mes Kinës dhe botës islame. Dominimi dhe influenca e kinezve në të ardhmen dhe dobësimi i Amerikës, mund të ndryshojë ekuilibrin dhe balancën në Lindjen e Mesme. Analistët në Institutin e Tel Avivit i frikësohen hegjemonizmit, dominimit dhe krijimit të një aleance mes Kinës dhe botës islame. Ata janë të shqetësuar për ekzistencën e shtetit të tyre e cila në të ardhmen mund të jetë sfidë. Kina ndoshta nuk do të jetë e gatshme për shumë dekada të marrë rolin dhe ta zëvendësojë Amerikën. Mungesa e një lidershipi pas Amerikës është skenar i mundshëm që Lindja e mesme dhe bota arabe mund të ballafaqohet me sfida, kaos, anarki dhe luftëra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button