Portugali, të paktën 39 të vdekur nga zjarret në pyje

Të paktën 39 persona kanë humbur jetën në zjarret e pyje në Portugalinë qendrore, shumica e të cilëve ishin në makinat e tyre, deklaruan të dielën zyrtarët portugeze, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zjarri shpërtheu të shtunën, kurse për shuarjen e tij janë angazhuar rreth 600 zjarrfikës. Jorge Gomes, zyrtar në Ministrinë e Brendshme, ka thënë se të gjithë viktimat kanë vdekur në rajonin Pedrogao Grande, rreth 150 kilometra në verilindje të Lisbonës.

Ai theksoi se numri më i madh i viktimave kanë gjetur vdekjen në makinat e tyre në rrugën që lidh qytetet Figueiro do Vinhos dhe Castanheira de Pera.

Në pamjet televizive shihet tym i dendur dhe zjarr i fuqishëm që përhapet përmes zonës pyjore në afërsi të së cilës ka shtëpi.

“Ky rajon edhe më parë është përfshirë nga zjarri për shkak të pyjeve, por nuk mbajmë mend tragjedi të kësaj shkalle”, tha Valdemar Alves, kryetar i Pedrogao Grande.

Televizioni shtetëror RTP njoftoi se në mesin e 20 të plagosurve janë dhe gjashtë zjarrfikës, ndërsa 14 të tjerë janë në gjendje kritike.

Hetimet për shkaqet e shpërthimit të zjarrit kanë filluar, kurse autoritetet besojnë se temperaturat e larta të ajrit, të cilat kanë përfshirë Portugalinë gjatë ditëve të fundit, mund të kenë ndikim të rëndësishëm në këtë katastrofë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button