Disney kinez mbush 1 vjeç (VIDEO)

Dora nuk është rrudhur me shpenzimet e përvjetorit të parë të parkut gjigant të Disney në Shangai. Kremtimet që u qëndruan besnike stilit të kompanisë sollën një spektakël madhështor dritash, fishekzjarresh si dhe vizitën e shefit ekzekutiv, Bob Iger, shkruan Top Channel.

Parku 5.5 miliardë dollarësh, pjesë e resortit Disney të Shangait ka tërhequr vitin e kaluar me miliona vizitorë. Kina i intereson shumë pronarit të Mickey Mouse. Shitja e biletave është trefishuar duke e vendosur Shanghai Disneyland në rrugën e shndërrimit në një park goxha më fitimprurës sesa ata të Parisit e Hong-Kongut, që rezultojnë me humbje.

“Gjatë një viti u uruam mirëseardhjen më shumë se 11 milionë vizitorëve nga Kina dhe e gjithë bota. Uroj që të mirëpresim edhe shumë të tjerë në vitet në vazhdim. Çdogjë që shikoni në këtë park është krijuar për popullin e Kinës dhe ju falenderojmë që e keni kthyer këtë vend kaq special në një sukses të vërtetë”, tha CEO i Disney, Bob Iger.

Popullariteti i resortit në fjalë ka njohur një rritje të rrufeshme duke kënaqur pa masë jo vetëm pronarët e tij, por edhe industrinë kineze të turizmit. Shanghai Disney Resort u inaugurua qershorin e 2016-s si destinacioni i parë i Disney-t në Kinën kontinentale dhe i gjashti në mbarë globin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button