“Balena Blu”, ja çfarë po bën Instagram për ta parandaluar këtë lojë

Loja vetëvrasëse “Balena Blu” besohet se është një grup në rrjete sociale që po inkurajon të rinjtë ta vrasin veten.

Ka qindra e mijëra postime që lidhen me këtë lojë në Instagram. Mendohet se administratorët e këtij grupi u japin detyra ditore anëtarëve, të cilët duhet t’i përfundojnë ato gjatë 50 ditëve.

Detyrat e tmerrshme përfshijnë vetë-lëndimin, shikimin e filmave horror dhe zgjimin në orë të pazakonshme të mesnatës, transmeton Gazeta Express.

Në ditën e 50-të, manipuluesit prapa kësaj loje i udhëzojnë të rinjtë që të bëjnë vetëvrasje. Por, çfarë po bën Instagram për të ndaluar përhapjen e kësaj loje?

Instagram ka filluar t’iu shfaqë përdoruesve një paralajmërim kur kërkojnë fotografi që lidhen me Balenën Blu.

Kur kërkoni termin në rrjetin social, shfaqet një njoftim në të cilin shkruan: “Postimet me fjalët ose etiketat të cilat jeni duke i kërkuar shpesh inkurajojnë sjellje që mund të shkaktojnë dëm dhe madje të çojnë në vdekje. Nëse po kaloni nëpër diçka të vështirë, ne do të donim t’ju ndihmonim”.

Por, menjëherë në fund të këtij postimi shfaqet edhe opsioni “shiko postimet megjithatë” (see posts anyway).

Ka disa fotografi tronditëse të njerëzve që e kanë lënduar veten dhe madje edhe shaka rreth kësaj loje të sëmurë sapo të klikoni më tej.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button