Gruevski paralajmëroi reforma në VMRO-DPMNE dhe qëndrim të ri ndaj shqiptarëve

“Ne jemi në fazën e ristrukturimit të brendshëm të partisë dhe freskimit të kuadrit”,  deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, duke informuar se në rrjedhë është faza e fundit e dialogut brenda partiak për ndryshimet e kuadrove dhe ndërtimin e politikave të reja, me qëllim kthimin e pushtetit, njofton Portalb.mk.

“Unë e kuptoj luftën politike, por kjo është më shumë se kaq dhe në fund do t’ju bie në kokë. Kam punuar me nder dhe me dashuri. Kishte gabime, por krahasuar me reformat ato ishin të vogla. Por, në periudhën që pason do t’i përmirësojmë dhe populli do të sheh se cili është dallimi mes neve dhe LSDM-së, edhe atë jo në fjalë boshe por në vepër”, tha Gruevski,

Ai porositi se partia duhet të ristrukturohet, në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve me bashkësinë ndërkombëtare, por edhe në drejtim të ndërtimit të politikave autentike ndaj bashkësive tjera etnike.

“Duhet të punojmë në përmirësimin e imazhit që e krijuan për ne para shqiptarëve i cili ishte ngarkesë për partitë shqiptare që të jenë partner me VMRO-në. Shqiptari i thjeshtë nuk ka përfitim nga LSDM-ja kur është në pushtet por, si gjithë të tjerëve ju duhet jetë më e mirë, para, vende pune, standard dhe kushte për jetë”, tha lideri i VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button