Ushqimet që parandalojnë humbjen e kujtesës dhe plakjen e qelizave të trurit

Një regjim i shëndetshëm ushqimor shoqërohet me jo pak përfitime shëndetësore! Gjithçka që ju hani reflektohet në pamjen e sjelljen tuaj!

Nëse ndiheni të lodhur, të mërzitur , të stresuar?! Fajin mund ta ketë dieta juaj e varfër ne magnez! Lëkura juaj ka humbur shkëlqimin? Keni nevojë për vitaminë C apo zink … Keni filluar të përjetoni humbje të kujtesës afatshkurtër? Atëherë hani këto ushqime:
Peshk
Kur është fjala për ushqimet e trurit, peshku yndyror (si salmoni, skumbri dhe sardelet) janë në krye të renditjes. Yndyrnat omega-3 janë përgjegjesë për shumë funksione të këtij organi, parandalojnë plakjen e qelizave dhe përshpejtojnë prodhimin e atyre të rejave.
Boronica
Një studim i botuar në Journal of Neuroscience zbuloi se boronicat mund të parandalonin humbjen e kujtesës afatshkurtër. Të pasura me antioksidantë, manaferrat e boronicat gjithashtu ndihmojnë në mbrojtjen e trurit nga inflamacioni.
Rozamrina
Arrat
Sipas një studimi botuar në American Journal of Epidemiology, vitamina E e gjendur me shumicë tek arrat mund të ndihmojë për të parandaluar aftësinë njohëse të trurit.
VAJ ULLIRI
Vaji i ullirit përmban polifenole, antioksidantë të fuqishëm që mund të parandalojnë sëmundjet dhe humbjen e kujtesës më së shumti gjatë moshës së tretë.
Farat e kungullit janë të pasura me zink, një mineral i rëndësishëm për forcimin e kujtesës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP