Qato sjell Teqjen te Shkëndija

Skuadra “kuqezi” nga dita e sotme në grumbullim ka edhe përforcimin më të ri, mbrojtësin Olsi Teqja. I zyrtarizuar si pjesë e Shkëndijës gjatë ditës së premte, kur edhe firmosi kontratën në zyrat e klubit në Tetovë, Teqja mëngjesin e sotëm ka udhëtuar drejt Sllovenisë, për t’u bashkuar me ekipin në fazën përgatitore. Në prezantimin e tij me fanellën “kuqezi”, Teqja nuk ka fshehur kënaqësinë që bashkohet me Shkëndijën, ndërsa reflekton optimizëm për realizim të objektivave.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi dhe shumë i nderuar. Do të bëj maksimumin për të arritur objektivat që klubi ka vënë para vetes. Me ndihmën e Zotit shpresoj të arrijmë objektivat dhe të dalim kampionë. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi me traditë dhe me tifozët më të mirë në Maqedoni. Faktikisht dua të falënderoj edhe drejtuesit shumë ekipeve tjera që shprehën interesim për mua, por kur mu ofrua Shkëndija nuk u mendova dy herë”, deklaroi në prezantimin e tij si futbollist i ri i Shkëndijës, mbrojtësi nga Tirana, Olsi Teqja.

28-të vjeçari tani më është akomoduar në bazën e skuadrës në Moravske Toplice të Sllovenisë, brenda ditës ka njoftuar shokët e skuadrës dhe stafin, ndërsa do të ndjek ekipin nga tribunat në takimin e sotëm kontrollues me Inter Zapreshiqin. Debutimi i tij në fanellën e Shkëndijës pritet të ndodh në miqësoren e 20 qershorit kundër kampionëve të Sllovenisë, Mariborit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button