Echelon: Jemi të gjithë të mbrojtur, apo të spiunuar?

Kur flet për shërbimet e fshehtë, të vjen menjëherë në mendje C.I.A ose K.G.B., shërbimet sekrete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë respektivisht. Pikërisht kur Lufta e Ftohtë ishte në kulmin e saj, mes dy superfuqive më të mëdha botërore të kohës, lindi “Echelon”: Një sistem përgjimi satelitor, i projektuar nga bashkëpunimi i ngushtë mes inteligjencës amerikane dhe britanike, i cili kishte për qëllim që të kontrollonte lëvizjet dhe operacionet ushtarake të ish-Bashkimit Sovjetik.

Në fillim, Echelon (emri i të cilit rrjedh nga fjala franceze “Echelon”), është përdorur ekskluzivisht për qëllime anti-sovjetike, por për fat të keq me kalimin e kohës, operimi i kësaj pajisje, ka zgjeruar objektivat e veta në shumë sektorë të tjerë. Në fakt ai është bërë një sistem shumë i fuqishëm përgjimi, i aftë për të kontrolluar, përzgjedhur dhe regjistruar të gjitha format e komunikimit tokësor, një lloj “Big Brother” elektronik, në shkallë planetare.

Aktualisht Echelon kontrollohet nga pesë shtetet nënshkruese të marrëveshjes UKUSA (Australi, Kanada, Zelanda e Re, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara) dhe ka disa qendra kontrolli të vendosura në pjesë të ndryshme të botës, prej ku kontrollohen të dhënat e transmetuara përmes internetit, me fokus e-mailin. (Ky artikull u botua fillimisht ne www.bota.al)

Pra, Echeloni na mban të gjithëve nën kontroll? Është e vështirë të thuhet kjo gjë, por ne mund të besojmë se me Echelonin, jemi të gjithë subjekte potencialë për t’u vënë nën kontroll. Sigurisht për shkak të sasisë së pafund të të dhënave të mbledhura, është e pamundur që të kontrollohet gjithçka dhe të gjithë. Për këtë arsye, sistemi është konceptuar për përzgjedhjen e mesazheve “interesante”, në mënyrë që të parandalojë sulmet terroriste, trafikun, apo krimet e rënda.

Ky operacion, i përzgjedhjes së përmbajtjes, është i bazuar në fjalët kyçe. Fjalët kyçe janë zgjedhur në bazë të shprehjeve që përmbajnë gjuhët konvencionale, me referenca specifike për situata të caktuara, apo emrash personazhesh që konsiderohen të dyshimtë.

Por atëherë, Echelon është një roje apo një spiun?

Ndoshta të dyja; Në epokën e rrjeteve sociale jemi mësuar që të heqim dorë nga një pjesë e privatësisë sonë, në këmbim të një “Like”. Natyrisht Echelon i përdorur në mirëbesim (siç supozohet të jetë), është një mjet i fuqishëm që na jep siguri, në shkëmbim të mundësisë që të dhënat tona të mund të shqyrtohen nga autoritetet. Natyrisht, si në çdo gjë tjetër të këtij lloji, janë ata që bërtasin për komplot, duke besuar se të dhënat tona të ndjeshme janë në mëshirën e shteteve, korporatave apo personave, të cilët mbajnë pushtetin politik dhe ekonomik, në mënyrë që ta përdorin atë për qëllime të paligjshme, të tilla si spiunazhi industrial.

Gjatë një procesi gjyqësor ndaj dy vajzave pacifiste në vitin 1997, u zbulua se linjat kryesore të fibrave optike në botë, kalojnë të gjitha përmes nyjeve të Echelon. Kështu që të gjitha kompanitë e telefonisë në botë, të cilat duan të përdorin këtë teknologji, duhet të kalojnë përmes Echelonit, dhe janë të detyruara të firmosin marrëveshje konfidencialiteti, si dhe t’ia besojnë një pjesë të rrjetit të tyre të sigurisë, njerëzve të kundërzbulimit.

Nuk janë të rralla rastet kur kombet që nuk kanë qasje në sistem, kanë kërkuar që të shmangin çdo formë të spiunazhit ndaj qytetarëve dhe bizneseve, por gjithçka ka mbetur e pandryshuar. Sistemi Echelon duket të jetë i mbrojtur në një masë të tillë, që as Parlamenti Evropian, pas një numri investigimesh parlamentare, nuk ka qenë në gjendje që të marrë sqarime. Për këtë arsye, pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001, ndërmori një seri kundërmasash ndaj Echelonit.

Nuk dihet shumë për mënyrën se si funksionon mekanizmi në nivel teknik, mbulimet që ka, dhe kush apo çfarë është aktualisht nën kontroll; Qëndrimi në anën e atyre që thonë se Echelon është spiuni ynë, ose të atyre që thonë se Echeloni mund të jetë roja tonë, kjo është pak si një luftë fetare. Spiunazhi teknologjik dhe kibernetik në epokën e internetit ka prodhuar një sërë pyetjesh shqetësuese të tilla si kjo, të gjitha shumë larg gjetjes së një përgjigje. /bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP