Steve Jobs nuk kishte dëshiruar që Appletë prodhojë telefona

Në librin “The One Device: The secret history of the iPhone” thuhet se ish-shefi ekzekutiv i kompanisë Apple nuk ka dashur që të ketë asgjë me prodhimin e telefonave mobilë, pasi konsideronte se telefonat e mençur nuk do të jenë shumë të popullarizuar.

Pasi që punonjësit në kompani bënë presion të madh mbi të, Steve Jobs përfundimisht u pajtua me atë që Apple mund të krijojë telefonin e vet të parë të mençur.

“Pastaj inxhinierët më të mirë të kompanisë përnjëherë u zhdukën dhe kanë qenë të pakët ata që dinin se kush po merr pjesë në projektin e fshehtë të Apple. Ata që pranuan të marrin pjesë, u bënë pjesë e njërës nga fuqitë më të mëdha kreative të shekullit 21”, thuhet në libër.

Por, kjo nuk ishte e lehtë të realizohet. Inxhinierët punuan ditë e natë dy vjet në iPhone-n e parë.

“iPhone është fajtor pse jam divorcuar. Kjo pajisje shkatërroi edhe shumë martesa tjera”, ka thënë njëri nga ekspertët.

Në librin e gazetarit të teknologjisë Brian Merchant, është përshkruar edhe partneriteti me kompaninë Motorola, si dhe beteja ndërmjet ekipeve OS X dhe Linux.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button