Nga Aristoteli, te Kanti dhe Niçe: Ja se si filozofët e përcaktojnë në mënyra të ndryshme lumturinë

Lumturia. Është diçka që të gjithë e duam.

Por çfarë është saktësisht lumturia? A mund ta përshkruajmë me një fjali?

Nëse nuk jeni të sigurt për përcaktimin e saktë të lumturisë, nuk jeni të vetmit. Shumë filozofë kanë ide shumë të ndryshme për atë që është lumturia dhe si mund të arrihet.

Dëshironi të kuptoni se si filozofët e ndryshëm përcaktojnë lumturinë? Lexoni më poshtë.

Pikëpamja e Aristotelit për lumturinë

Aristoteli toshte, “Lumturia varet nga vetja jonë” dhe besonte se lumturia ishte qëllimi përfundimtar i ekzistencës njerëzore.

Në vend që ta shihte lumturinë si diçka që mund ta përjetoni pas kalimit të një prove, ose kur argëtoheni me miqtë, Aristoteli mendonte se lumturia ishte një masë e gjithë jetës tënde dhe sa mirë e keni jetuar atë.

Ai mendonte se lumturia ishte një qëllim fundor, jo vetëm një ndjenjë momentale.

Aristoteli besonte se të gjitha gjërat e mëposhtme ishin të rëndësishme, kur përpiqeni të arrini lumturinë:

Shëndeti;

Paratë;

Miqësitë;

Marrëdhëniet;

Dija.

Sipas Aristotelit, vendimet që merrni, janë jashtëzakonisht të rëndësishme.

Pra, ai mendonte se në vend të zgjedhjes së opsioneve që japin kënaqësi të çastit, duhet të përpiqemi të sillemi në mënyra që sigurojnë përfitime afatgjata. Për shembull, të dalësh të bësh vrap, në vend se të rrish ulur në divan gjatë gjithë mbrëmjes.

Pikëpamja e Kantit për lumturinë

Kant thoshte: “Lumturia është përmbushja e të gjitha prirjeve tona”.

Por cilat janë këto prirje?

E pra, Kant gjithashtu e pranonte faktin që jo gjithmonë e dimë se çfarë është më mirë për ne, duke shtuar se qeniet njerëzore nuk janë të afta që të përcaktojnë me siguri absolute, se çfarë do i bëjë me të vërtetë të lumtura.

Kjo mund të tingëllojë kundër-produktive, por Kant besonte se sa më shumë që përpiqemi të jemi të lumtur, aq më të pakënaqur do të jemi.

A keni provuar ndonjëherë kaq shumë për të shijuar diçka, e në fund keni përfunduar duke u ndjerë të zhgënjyer?

Atëherë me siguri do ta kuptoni këtë teori.

Në vend që të përpiqemi vazhdimisht të arrijmë gjërat që besojmë se do ta përmbushin lumturinë, Kant thotë se duhet të përqendrohemi në veprimin, apo në mënyrën që ne besojmë se është e drejtë.

Kjo mund të përfshijë:

Të bësh gjëra për të ndihmuar të tjerët.

Të bësh gjëra që burojnë nga një ndjenjë detyre.

Të përpiqesh të jesh sa më racional dhe moral që të jetë e mundur.

Kjo nuk do të përfshinte:

Tundimin për t’u pasuruar.

Punën e madhe në kërkim të zotërimeve materiale.

Fokusimin e madh në qëllimet egoiste.

Pra, mesazhi themelor është ndalimi i fiksimit pas lumturisë dhe përpjekja për të qenë një njeri i mirë.

Kur bëjmë gjënë e duhur, lumturia do të vijë natyrshëm.

Pikëpamja e Niçes për lumturinë

Niçja thoshte: “Ç’është lumturia? Ndjenja që fuqia rritet, që pengesa po kapërcehet”.

Niçja besonte se lumturia ishte një lloj fuqie që njerëzit mund të ushtronin mbi botën përreth tyre.

Kjo mund të tingëllojë pak keq, por mund të shfaqet në shumë mënyra të padëmshme.

Për shembull, për të qenë të lumtur, mund të dëshironi që:

Të jetoni në vendin që dëshironi.

Të punoni në një punë që ju pëlqen.

Të keni marrëdhënie me njerëzit, sipas zgjedhjes suaj.

Të kaloni kohën në mënyrën që dëshironi.

Kur hiqet fuqia për t’i bërë këto gjëra, ndihemi të palumtur dhe përpiqemi të marrim përsëri kontrollin.

Këtë mund ta bëjmë duke kërkuar një punë më të mirë, duke lënë një marrëdhënie jo të shëndetshme, apo duke u zhvendosur diku tjetër gjeografikisht.

Niçja besonte se lumturia ishte e lidhur fort me aftësitë personale dhe nevojën për të jetuar jetën ashtu siç dëshironi.

Pikëpamja e Sokratit për lumturinë

Sokrati besonte se shumë përvoja që ne mund t’i përshkruajmë si të pëlqyeshme, si për shembull të ndjerit më mirë pas një sëmundjeje të gjatë, nuk janë lumturi e vërtetë – janë vetëm mungesë e vuajtjes.

Ai mendonte se lumturia nuk duhet të bazohet në gjëra të jashtme, por mbi mënyrën se si ato përdoren.

Për shembull:

Përdorimi i parave për t’i dhuruar në një kauzë të mirë.

Përdorimi i inteligjencës për të zgjidhur problemet.

Përdorimi për mirë i forcës, dhe jo për të manipuluar të tjerët.

Pra, nuk ka të bëjë me atë që keni – ka të bëjë me mënyrën si e përdorni atë.

Çelësi i lumturisë

Pra, me gjithë këto mendime të ndryshme, si mund ta arrijmë lumturinë?

Më poshtë, një listë e disa ideve kryesore:

Mos u përqendroni shumë në ndjekjen e lumturisë.

Mundohuni të jetoni në mënyrë morale dhe racionale.

Merrni kontrollin e jetës suaj, aty ku është e mundur.

Mos e bazoni lumturinë në gjëra të jashtme, si paraja.

Përdorni pikat e forta, si inteligjenca, për të bërë mirë.

Lumturia është një qëllim final, jo një kënaqësi momentale. / Në shqip nga bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button