Qeveria e Maqedonisë miratoi edhe këto vendime

Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në seancën e djeshme ka marrë vendim të mundësojë shërbim falas, pushim dhe rekreacion të fëmijëve nga familjet me rrezik social dhe fëmijët e shfrytëzuesve të shtesës së posaçme për këtë verë, 2017, për të cilën është obliguar Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në afat prej pesë ditëve të sjellë Program për pushim shtatëditor gjatë pushimit veror në vitin shkollor 2016/2017.

Në seancën e djeshme Qeveria për anëtarë të Këshillit ekonomik-social i ka emëruar Mila Carovskën, ministren e Punës dhe Poltikës Sociale, Dragan Tevdovskin, ministër i Financave, Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë dhe Koço Angjushev, zëvendës i kryetarit të Qeverisë i angazhuar për Çështje Ekonomike dhe Koordinim me Ekonomitë.

Qeveria i shkarkoi edhe anëtarët e Bordit Drejtues së rezervatit Jasen, ndërsa anëtarë të rinj të KD është emëruar Marijan Daskalovski, Zoran Nakov, Irena Stankovska, Risto Spasovski dhe Ilmi Selamin.

Në seancën e djeshme Qeveria ka vendosur drejtorë të rinj edhe të DAP-it dhe Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari. Për drejtoreshë e DAP-it është emëruar Sanja Lukareska, ndërsa për drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë është emëruar Zoran Anastasov.

Qeveria për ushtrues detyre të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit e emëroi Tome Spirovskin. Është shkarkuar ushtruesja e detyrës drejtoreshë Nadica Nikolovska, për shkak se është konstatuar se i ka skaduar mandati nga 9 maji i vitit 2017.

Nga ushtruesi i detyrës drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Vetëqeverisjes Lokale, në kërkesë të tij është shkarkuar Vanço Shehtanski, theksohet në kumtesën e shkërbimit qeveritar për media.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button