Punëtorët e industrisë së tekstilit punojnë jashtë orarit të punës, pa kompenzim!

“Punëtorët e industrisë së tekstilit dhe lëkurës në Maqedoni janë maksimalisht të eksploatuar nga punëdhënësit. Punojnë edhe jashtë orarit të punës, ndërsa nuk paguhen për këtë, kanë të drejtë për vetëm katër ditë pushim vjetor, ndërsa pushimin ua japin në gusht, që të lidhet me festat”, tha Goran Trajkov, nga Shoqata e punëtorëve të tekstilit dhe lëkurës “Pakica e heshtur – zëshëm!”, nga Shtipi, në konferencën “Shoqëria pa kufij”, e cila në organizim të CIVIL –Qendrës për Liri, u mbajt të martën në hotelin “City park” në Shkup”.

“Punëtorët nuk kanë mundësi për qasje deri te institucionet, sepse të shumtën e kohës janë deri në ora 17 në punë. E përshëndes vendimin të vendosen dy ndrrime, që të unden këta punëtorë të mos dalin nga puna, e të dënohen. Sepse, ditoren e kanë prej 270 deri 400 denarë, ndërsa dënimi për mosardhje në punë ose për largim nga vendi i punës është 1.500 denarë”, thotë Trajkov.

Nga ana tjetër, Trajkov e përqëndroi problemin përsëri në emigrimin e madh të të rinjve, pikërisht për shkak të këtyre kushteve për punë.

“Asgjë nuk do të zgjidhet vetvetiu, nëse të gjithë së bashku nuk ulemi të bisedojmë dhe të ofrojmë zgjidhje”, apeloi Trajkov.

“Zëshëm” (“Glasno”) është iniciator që rroga minimale në industrinë e tekstilit dhe lëkurës të barazohet me rrogën minimale në degët tjera të biznesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button