Arsyet pse Ronaldo mund të largohet nga Real Madrid

Është lajmi që shokoi futbollin spanjoll, por vuri në alarm gjithashtu gjigantë e kontinentit të vjetër në sinkron me financat për të mësuar nëse mund ta bëjnë një sakrificë ekonomike për një lojtar si Cristiano Ronaldo, njofton Top Channel.

Edhe pse mbeten për të ardhur konfirmime mbi largimin e fituesit të Topit të Artë nga Reali, kopertinat që fitoi burimi i cituar nga gazeta “A’bola” kanë shtyrë ekspertët të gjejnë arsyet e ikjes së Ronaldos, në fundin e një sezoni spektakolar të mbyllur me trofe.

Nëse Cristiano ikën apo jo nga reali kjo është një pyetje 1 miliardë dollarëshe. Saktësisht kaq është klauzola që i kanë vendosur galaktikët në kontratën e rinovuar në Nëntor, një shifër që asnjë nuk do ta paguante dhe po të donte, pa thyer Fair Play Financiar. Ronaldo thotë se ndërgjegjja e tij është e pastër pas akuzave për fshehjen e thuajse 15 milionëve në pagesa për taksat, por qartësisht nuk është i lumtur.

Edhe nëse akuzat do të bien, dëmi në imazh është qartësisht i dukshëm. Organet fiskale spanjolle kanë detyruar në marrëveshje dhe Lionel Messin, me ekspertët që parashikojnë të njëjtin skenar për portugezin. Manchester United dhe Paris Saint-Germain janë destinacione të parashikuara për Cristianon nëse vërtet do të formalizojë lëvizjen e bujshme.

Me ligjin “Beckham” të 2005 parashikohet reduktim i taksave për punonjësit e huaj në Spanjë që fitojnë mbi 600 mijë Euro. Kështu ishte gjetur gjuha e Ronaldos me Realin, por që tani ka nisur të prishë ekuilibrin e mund të sjellë në lëvizjen më të bujshme dhe të shtrenjtë në historinë e futbollit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button