KE: Për sanksione të reja kundër Rusisë është i nevojshëm bashkim transatlantik

Bashkimi Evropian e theksoi domosdoshmërinë nga koordinimi me Uashingtonin, pasi Senati i SHBA-së propozoi sanksione të reja kundër Rusisë, të cilat shkaktuan reagime të ashpra nga ana e Gjermanisë.

“Me rëndësi është që masat e reja eventuale të harmonizohen me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim që të sigurohet ndikimi i tyre në nivel ndërkombëtar dhe të mbahet bashkimi i partnerëve për çështjen për sanksionet”, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian.

Senati i SHBA-së dje e miratoi ligjin për sanksione kundër Rusisë për shkak të gjoja përzierjes së saj në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016.

Disa nga sanksionet kanë të bëjnë edhe me projektet energjetike ruse dhe kjo shkaktoi shqetësim te Gjermania sepse disa kompani evropiane mund të dënohen.

Vendimi i SHBA-së nuk është harmonizuar me partnerët evropianë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button