Kosovë, Mbi 352 mijë euro gjoba për partitë politike që shkelën kodin zgjedhor

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit në Kosovë, ndonëse u vlerësuan se kaluan pa ndonjë parregullsi që do të cenonte integritetin e zgjedhjeve, u përcollën me ankesa e gjoba të shumta.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka bërë të ditur se kanë pranuar 354 ankesa, derisa, për shkelje të kodit të mirësjelljes kanë gjobitur partitë politike në vlerën prej mbi 352 mijë euro, transmeton REL. 

Mul Desku, kryesues i Sekretariatit në PZAP, tha se gjatë këtij procesi zgjedhor për shkak të shkeljeve nga ana e subjekteve politike gjatë bërjes së fushatës, thyerjes së kodit të mirësjelljes, ka shqiptuar gjoba të mëdha për subjektet politike dhe kandidatët.

“Gjobat e shqiptuara arrijnë në 352 mijë e 400 euro. Koalicioni Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma është gjobitur me 157 mijë e 700 euro. Koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosovare e re dhe Alternativa janë gjobitur me 71 mijë e 700 euro, kurse Lëvizja “Vetëvendosje me 66 mijë euro“, thekson Desku.

Sipas tij, gjoba u janë shqiptuar edhe disa partive tjera.

PZAP ka bërë të ditur se asnjë nga subjektet politike nuk do të mund të certifikohen në zgjedhjet komunale të cilat do të mbahen në këtë vit pa i paguar këto gjoba.

Po ashtu, PZAP ka publikuar edhe ankesat për shkelje të rregullave të procesit zgjedhor të cilat janë pranuar nga subjektet politike si dhe nga organizatat vendore që janë marrë me vëzhgimin e këtij procesi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button